E Enjte, 5 Nëntor 2026

E drejta e autorit, hapen aplikimet për pajisjen me licensë apo ripërtëritjen e saj

TIRANË, 4 shtator/ATSH/ Janë hapur aplikimet për pajisjen me licensë apo ripërtëritjen e saj për administrimin kolektiv të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to.

Nëpërmjet një publikimi, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, bën me dije se afati për depozitimin e kërkesave dhe plotësimin e plotë të dosjes së aplikimit është data 3 tetor.

MEKI ftoi të gjitha subjektet e interesuara, të paraqesin pranë Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit kërkesë për shprehje interesi, formularin e aplikimit sipas formatit të miratuar, dokumentacionin shoqërues, i cili vërteton përmbushjen e të gjitha kritereve si dhe depozitimin e mandat pagesës së tarifës për licensim ose ripërtëritje të saj. Fatura e pagesës tërhiqet pranë Drejtorisë së Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar në Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›