E Diel, 1 Nëntor 2026

E enjtja sjell kthjellime dhe diell, shtohen vranësirat në mbrëmje

TIRANË, 24 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e enjte pritet të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Sipas parashikimit, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, me intervale të gjata me diell gjatë gjithë ditës. Në orët e mbrëmjes vonë pritet shtim gradual i vranësirave.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor veriperëndim-juglindje dhe shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.

Në detet Adriatik e Jon parashikohet valëzim i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/29 Diell
Kukës 10/23 Diell pak re
Lezhë 15/27 Diell
Dibër 8/23 Diell pak re
Durrës 14/29 Diell
Tiranë 15/29 Diell
Elbasan 14/29 Diell
Berat 10/30 Diell
Vlorë 15/29 Diell
Korçë 7/21 Diell pak re
Gjirokastër 10/29 Diell pak re
Sarandë 13/29 Diell pak re

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›