E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

E formuar më shumë se 13 miliardë vjet më parë, Teleskopi Webb zbulon vrimën e zezë më të thellë në univers

Teleskopi Hapësinor James Webb ka bërë një zbulim tjetër befasues, duke “spiunuar” një vrimë të zezë aktive më thellë në univers sesa është regjistruar ndonjëherë.

Vrima e zezë ndodhet brenda CEERS 1019, një galaktikë jashtëzakonisht e vjetër që ka të ngjarë të jetë formuar 570 milionë vjet pas shpërthimit të madh, duke e bërë atë më shumë se 13 miliardë vjet të vjetër. Shkencëtarët shprehen se ishin hutuar kur kishin gjetur se sa e vogël është vrima e zezë qendrore e objektit qiellor.

“Kjo vrimë e zezë arrin në rreth 9 milionë masa diellore“, thuhet në një njoftim të NASA-s . Një masë diellore është një njësi ekuivalente me masën e diellit në sistemin tonë diellor, e cila është rreth 333,000 herë më e madhe se Toka.

Kjo është shumë më pak se vrimat e tjera të zeza që ekzistonin gjithashtu në universin e hershëm që zakonisht përmbajnë më shumë se 1 miliard herë më shumë se masa e Diellit  dhe ato janë më të lehta për t’u zbuluar sepse janë shumë më të shndritshme.

Aftësia për të sjellë në fokus një vrimë të zezë kaq të zbehtë dhe të largët është një tipar kryesor i teleskopit Webb, i cili përdor instrumente shumë të ndjeshme për të zbuluar dritën e padukshme.

Studiuesit jo vetëm që vunë re këtë vrimë të zezë magjepsëse, ata gjithashtu zbuluan dy të tjera aty pranë që duket se janë formuar rreth 1 miliard vjet pas Big Bengut./ CNN

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›