E Diel, 1 Nëntor 2026

E frikshme, 91-vjeçarja prej shumë vitesh jeton me dy kufoma

Pensilvani, 11 Korrik NOA/ Rid Bulku - Jam jashtëzakonisht klaustrofobike. Me këtë shpjegim, Zhan Stivens, tashmë 91-vjeçare, ka arsyetuar vendimin për të marrë në shtëpi trupin e burrit të saj vdekur dhe të së motrës, e cila u nda nga jeta vetëm disa vite më vonë.

Zhan Stevens jeton në Pensilvani, në një shtëpi, të cilën e ka ndarë prej vitesh me një kufomë dhe për një kohë të shkurtër me një tjetër trup, deri në momentin që u zbulua nga policia.

91-vjeçarja ishte e ve prej dhjetë vitesh. Fillimisht, ajo e kishte varrosur burrin e saj, por një gjë të tillë me sa duket nuk mund ta duronte.

Kur dikush është i varrosur, atëherë i thua lamtumirë, - i tha ajo policisë pas kësaj zgjedhje të çuditshme që u zbulua më tej, - e ju nuk mund ti prekni apo të bisedoni me të dashurit tuaj të vdekur.

Kjo ishte arsyeja pse Zhan vendosi që të mos e lejonte bashkëshortin e saj të vendosej në një arkivol.
Nga ajo çka pohoi për policinë, e moshuara e ka zhvarrosur kufomën dhe e ka sjellë atë në shtëpinë e saj.

Nuk dihet se si e bëri këtë, por ia doli mbanë që ta merrte kufomën, të cilën e mban në shtëpi prej shumë vitesh.

Ajo u shpjegua duke thënë se është jashtëzakonisht shumë klaustrofobike dhe nuk mund të qëndronte pa praninë e burrit të saj.

Nuk janë treguar detaje se si e ka marrë trupin e pajetë dhe e ka çuar në shtëpi, në një mënyrë të tillë që nuk është zbuluar ende.

Kjo procedurë mesa duket, i rezultoi me sukses të moshuarës, pasi edhe kur motra e saj binjake u nda nga jeta, ajo vendosi të ndërmerrte të njëjtin veprim.

Pasi i sillte trupat e pajetë në mjediset e shtëpisë së saj, i vendoste në një dhomë rezervë të shtëpisë, pranë dhomës së gjumit.

Kështu, trupi i bashkëshortit të saj ka mbetur prej shumë vitesh në një shtrat në mjediset e një garazhi.
Policia nuk beson se ajo ka vepruar vetëm dhe tashmë ka disa të dyshuar si bashkëpunëtorë të saj.

Zhan momentalisht rrezikon burgim edhe pse ende nuk ka pasur ndonjë akuzë ndaj saj. Prokuroria e qarkut ka deklaruar se jo të gjithë veprimet e saj mund të konsiderohen si të ligjshme, por specifikuan se Zhan do të hyjë në pajtim duke ndërtuar një dhomë të nëndheshme në pronën e saj, ku mund të mbajë trupat ashtu siç dëshiron.
r.b/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›