E Enjte, 5 Nëntor 2026

E frikshme/ Makina del nga rruga kombëtare dhe përmbyset në lumin Shkumbin

Një aksident rrugor u shënua këtë të martë në aksin Elbasan-Librazhd.

Një automjet që drejtohej nga një 48-vjeçar nga fshati Xibrakë humbi kontrollin në vendin e quajtur “Ura e Murrashit” dhe doli nga rruga.

Makina, siç shihet edhe nga pamjet, përfundoi në lumin Shkumbin. Fatmirësisht shoferi i cili po udhëtonte i vetëm, arriti të dilte nga mjeti dhe të shpëtonte.

48-vjeçari u ndihmua nga kalimtarë të rastit. Për shkak të plagëve që mori gjatë përplasjes ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Librazhdit ku po merr ndihmë mjekësore.

Shkak dyshohet se u bë shpejtësia e lartë.

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 12:35, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, në vendin e quajtur “Ura e Murrashit”, shtetasi A. Sh., 48 vjeç, banues në fshatin Xibrakë, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për shkak të dëmtimeve të marra, 48-vjeçari është dërguar për ndihmë mjekësore, në spitalin e Librazhdit.

Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›