E fundit/ Zgjidhet kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, ja kush e pason Johnson

Tashmë është zyrtare. Liz Truss ka fituar garën për udhëheqjen e Partisë Konservatore.
Nesër ajo do të bëhet kryeministre kur të vizitojë Mbretëreshën në Balmoral për një ftesë për të formuar qeverinë e saj në Mbretërinë e Bashkuar.
Trus u zgjodh me një pjesmarrje të lartë të votuesve dhe rezultati ishte më i ngushtë nga sa pritej.
Trus siguroi fitoren me 57% të votave ndërsa paraardhësi i saj, Boris Johnson fitoi me 66.4% të votave në 2019.