E Shtunë, 31 Tetor 2026

E gjithë bota shikon pornografi, katër miliardë klikime në muaj

Të dhënat e fundit të faqeve të uebit që matin trafikun dhe klikimet në internet, tregojnë se njerëzit në mbarë botën janë super të interesuar për pornografinë. Kërkuesit kanë zbuluar se 30 për qind e të gjithë trafikut të internetit në botë e zënë klikimet në adresat pornografike. Vetëm njëra prej tyre, më e madhja në botë, Xvideos, merr 4.4 miliardë klikime në muaj, sipas një raporti të ExtremeTech. Të vetmet faqe që e kalojnë këtë klikim, janë ato si Google dhe Facebook. Në periudhat e klikimeve të shpeshta, Xvideos transmeton me shpejtësi 1.000 gigabajt për sekondë, që sipas raportit është një e pesëmbëdhjeta e sasisë totale të lidhjes mes Londrës dhe Nju Jorkut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›