E Diel, 1 Nëntor 2026

“E gjunjëzoi para se ta qëllonte”, dalin detaje të reja mbi vrasjen e 45-vjeçares shqiptare në Greqi

Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e 45-vjeçares shqiptare nga partneri i saj në Nea Smyrni në Greqi.

Mediat helene kanë raportuar se pas ekspertizës mjeko-ligjore ka rezulatuar se 45-vjeçarrja është qëlluar me plumb në kokë, dhe më pas autori i ka dhënë fund edhe vetes.

Sipas gjetjeve të ekspertizës mjeko-ligjore gruaja është qëlluar ndërsa ishte në një pozicion më të ulët se 48-vjeçari. Plumbi ndoqi një trajektore poshtë dhe përfundoi i ngulur në kockat e kafkës së saj.

Informacioni thotë se autori dyshohet se e ka goditur me shkelm, duke e detyruar të gjunjëzohej para tij, përpara se ta qëllonte. Megjithatë, gjatë ekzaminimit, në trupin e 45-vjeçares nuk u gjetën lëndime, mavijosje apo gjetje të tjera që tregojnë abuzim të mëparshëm.

Pasi qëlloi gruan, 48-vjeçari e ktheu pistoletën drejt tëmthit me dorën e djathtë dhe tërhoqi këmbëzën, duke i shkaktuar vetes një plagë të përtejme.

Hetimet e autoriteteve po vazhdojnë, ku xhelozia është një motiv kryesor për vrasjen. Policia po përpiqet të përcaktojë nëse 48-vjeçari ishte xheloz për ish-partneren e tij dhe nëse kjo është arsyeja që e shtyu të kryente krimin. Në këtë kontekst, po shqyrtohen të gjitha dosjet e tij dixhitale, si dhe bisedat dhe komunikimet që ai pati me gruan fatkeqe të regjistruara në to.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›