E harroi në një qendër tregtare, policia i kthen qytetarit çantën me 27 mijë euro

TIRANË, 31 dhjetor/ATSH/ Drejtoria e Policisë Vendore të Tiranës në bashkëpunim me Security e qendrës tregtare në afërsi të Tiranës, i dorëzuan çantën me 27.000 euro qytetarit, të cilën e kishte harruar aty.
Mbrëmë, rreth orës 23:00, security i dorëzon Spz-së së zonës, një çantë supi, e cila ishte harruar nga poseduesi i saj. Policia pas verifikimeve të bëra, ka gjetur pronarin e çantës dhe ka bërë të mundur dorëzimin e çantës.
Qytetari falënderoi Policinë për ndihmën dhe korrektësinë e treguar.
/a.f/