“E ka fajin bluza e mallkuar”, Dijonisi gjen “fajtorin” që fut sherr mes tij dhe Glorias

Dijonisi dhe Gloria kanë sqaruar keqkuptimin mes tyre., çka shkaktoi debat gjatë kësaj jave. Dijonisi theksoi se Gloria nuk duhet të fusë të gjithë çunat në një “thes”.
Ndërsa me batutë ka treguar se sërish fajin për sherrin mes tij dhe Glorias e ka fajin bluza e kuqe.
Pjesë nga biseda:
Dijonisi: Sa isha çuar nga gjumi, shof Artemisën kishte një trëndafil të kuq që ja kishte sjellë i dashuri, i thashë mos e lërë vetëm. Më tha pastaj mos më përmend emra nga jashtë. I thashë shko mos e lër vetëm, se është tu vujt ai tjetri andej.
Fjoralba: Po ti si e more?
Artemisa: Edhe unë me thënë të drejtën sa isha zgjuar, dhe kur ma tha e mora shumë për ters, por që më vonë e sqarova, folëm, tani Dijonisi sa herë më shef më thotë më fa.
Dijonisi: Po po, 20 herë i kam thënë më fal.
Fjoralba: O Gloria po ti përgjumësh ishe?
Gloria: Jo unë nuk isha përgjumësh.
Fjoralba: Ti hodhe një hipotezë, gjë që u përplas ke Dijonis, pse ndodhi kjo?
Gloria: Do doja ta niste diskutimin Dijonisi, ne jemi sqaruar.
Dijonisi: Unë s’dua ta diskutoj më këtë temë.
Fjoralba: Dijonis sa kohë ne e sjellim në vëmendje, ju duhet ta diskutoni. Se ka njerëz o Dijonis, që kur ka ndodhur kjo përplasja jua, mund të kenë qenë në gjumë.
Dijonisi: Këtu është bërë shumë problem kjo pjesa e tualetit, pasi çunat e lagin kapakun. Gloria tha që çunat po të isha unë kryefermeri do i fusja të gjithë ta pastronin tualetin, dhe unë i thashë pse të futen të gjithë, kështu nisi diskutimi.
Fjoralba: Por kjo ishte sugjerim.
Dijonisi: Po pra por nuk më pëlqeu, pse t’ja pastroj unë tjetrit.
Fjoralba: Po por nëse ajo bëhet kryefermere ti duhet ta respektosh.
Dijonisi: Po por mënyra si e tha nuk më pëlqeu.
Fjoralba: Kur thua nuk dua sherr, çfarë nënkupton.
Dijonisi: Por nuk dua të zihem këtu me njeri, dhe vetëm unë bëj sherr me Glorian, dhe kisha prapë bluzën e mallkuar.
Fjoralba: Digj bluzën.
Gloria: Ça tha Dijonisi nuk kam si t’i përgjigjem, pasi ato janë ndjesitë e tij. Fakti që këtu janë bërë problem ato që tha Dijonisi është absolutisht e vërtetë. Siç është ajo e çunave, janë dhe gocat.
/Vizionplus.tv/