E Diel, 1 Nëntor 2026

“E kam fituar përjetë lirinë”, Rama ndan telefonatën me Hashim Thaçin nga Haga

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetet sociale, ku ka telefonuar ish-kreun e UÇK, Hashim Thaçi. Teksa i uron Pavarësinë, Thaçit, kryeministri Rama ndan edhe një frazë që i ka thënë nga Haga: Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!

“Prej vitesh telefonata e urimit të 17 shkurtit nga Haga është e vështirë emocionalisht, por sot Komandanti ishte si asnjëherë i qetë në zërin e tij, duke ma përsëritur dy herë, në fillim e në fund, “Unë e kam fituar përjetë lirinë dhe kudo të ndodhem atë nuk ma merr dot kurrë askush!””, ka shkruar Rama./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›