E Diel, 1 Nëntor 2026

“E kanë rrahur dhe keqtrajtuar” – Ervin Goci denoncon dhunën e policisë ndaj pedagogut Alfred Bushi: E arrestuan pa bërë asgjë! Autoritetet të reagojnë në mënyrë urgjente

Pedagogu Ervin Goci ka denoncuar dhunën e ushtruar nga policia ndaj pedagogut Alfred Bushi, duke theksuar se është arrestuar pa bërë asgjë, dhe se është rrahur dhe keqtrajtuar nga efektivët kur ndodhej në komisariat.

wmremove-transformed (1)

Në një prononcim për mediat, ai kërkoi reagimin e menjëhershëm të autoriteteve përkatëse, si dhe solidarizimin e kolegëve të tij.

“Në ambientet e komisariatit është keqtrajtuar pedagogu Alfred Bushi i shkencave politike. Është arrestuar duke mos bërë asgjë. Është intelektual, përkthyes dhe botues. E kanë marrë me dhunë, dhe kur doli pashë që ka denoncuar Policinë duke thënë se më kanë rrahur dhe keqtrajtuar brenda.

E di integritetin e njeriut, nuk ka asnjë shans që të gënjejë. I bëj thirrje kolegëve që të solidarizohen dhe autoriteteve të reagojnë në mënyrë urgjente sepse kur rrihet një pedagog, pasi e kishin shënjestruar si pedagog, dhe e kanë rrahur.”, tha Goci.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›