E Enjte, 5 Nëntor 2026

E kishte mbushur çantën me kallëp tritoli dhe 2 kapsolla, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 51 vjeçar  pasi kishte mbushur çantën 20 kallëpe me tritol dhe 2 kapsolla detonatorë me përcjellës elektrik.

Në pranga u vu shtetasi Ndue Malqi , banues në Kurbin, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të çantës së shtetasit Ndue Maliqi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 20 kallëpe me lëndë të dyshuar plasëse tritol dhe 2 kapsolla detonatore me përcjellës elektrik.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifikimin e personave të implikuar në të. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›