E mbushur me turistë, Rama ndan pamje nga mbrëmja në Sarandë

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Kryeministri Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale pamje nga Saranda në mbrëmje.
Në videon e publikuar në rrjete sociale, Saranda shihet e ndriçuar, ndërsa varkat dhe jahtet e shumta të ankoruara gjallërojnë një nga qytetet më të parapëlqyer nga turistët edhe natën.
Saranda është një nga qytetet më të frekuentuara gjatë sezonit turistik. Përmirësimi i infrastrukturës rrugore në qytetin bregdetar ka lehtësuar lëvizjen e turistëve vendas e të huaj.
Vitet e fundit Shqipëria ka zënë një vend të rëndësishëm në mediet ndërkombëtare për sa i përket klasifikimit të vendit si një nga destinacionet turistike të preferuara për turistët huaj, ku spikatin qytetet si Ksamili, Saranda dhe Vlora.
/a.f/