E Shtunë, 31 Tetor 2026

E mbyti gjeli!

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 12:10

Një burrë, i cili ishte duke e përcjellë një turnir të luftës së gjelave në Kaliforni, ka vdekur pasi është çokitur nga një gjel, kanë thënë zyrtarët policorë të Kalifornisë.

Gjeli ka pasur një thikë të vënë në krah si pjesë e luftës me hile që i bëjnë pronarët e gjelave. Jose Luis Ochoa, (35) është shpallur i vdekur nga spitali në të cilin ishte shkuar. Kjo kishte ndodhur dy orë pasi ai ishte plagosur.

Sipas raportit të mjekut, ai ka vuajtur nga një “lëndim në pultin e këmbës”. “Kurrë nuk kam parë një tip të këtillë të incidentit”, ka thënë Martin King që punon në departamentin e policisë në Kaliforni. Lufta e gjelave është e ndaluar në SHBA.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›