E Enjte, 5 Nëntor 2026

“E mora në telefon dhe i thashë…”, Salianji zbulon sesi i dha ‘leje’ prokurorit të mbyllte gjyqin

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, zbuloi në emisionin Top Story në Top Channel se kishte komunikuar me prokurorin, pasi Gjykata e Apelit dha vendimin, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë.

Pasi vete kishte munguar 20 here neper seanca, Salianji tha se pas vendimit të Apelit, i kishte thënë që të vinin këtë të enjte ta ekzekutonin urdhrin e gjykatës për ta arrestuar. A thua se Salianji i jep leje prokuroreve dhe gjyqtareve qe te shkojne ne gjyq.

“E dini pse nuk jam në SPAK unë, se e kanë më në kontroll këta. Unë sot kam marrë vetë, kam komunikuar edhe me prokurorin e Tiranës dhe të policisë, u kam thënë hajde e mbyllim sot, por (më thanë) duhen disa procedura, nuk kam frikë unë nga këta”, tha Salianji.

Kujtojmë se dje Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për deputetin Ervin Salianji, duke e dënuar me 1 vit burg për kallëzim të rremë denoncimin e vëllait të ish-ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn.

Ky vendim shkaktoi reagime të shumta nga të dyja kahet politike.

Nga ana tjetër, Kryesia e PD në një mbledhje urgjente, si kundërpërgjigje parashikon nisjen e protestave më 6 tetor.

/a.r

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›