E ngatërrojnë Messin me një hajdut

Një rast interesant ka ndodhur në Argjentinë ku protagonistë ishte Lionel Messi. Superylli argjentinas ishte futur në një market me kapelë në kokë duke sjellur për pak momente panikë në market.
Pronari i lokalit kishte alarmuar gjendjen duke menduar se bëhej fjalë për nja hajdut. Ai kishte bërtitur që të hekë menjëherë kapelën, gjë të cilën Messin e kishte bërë menjëherë.
Messi këtë gjest e kishte bërë për të mos rënë në sy të publikut. Pasi e hoqi kapelën, të gjithë u çuditën se ky personazh ishte lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi. /Indeksonline/