E Hënë, 2 Nëntor 2026

E paralajmëroi Berisha në “Quo Vadis”, ish-zv.ministri i tij zbulon politikanin e radhës që do të arrestohet

Ish-zv/ministri i Brendshëm, Avenir Peka zbuloi në studion e “Quo Vadis” emrin e një tjetër kreu të një force opozitare, që sipas tij, do të përfundojë në pranga me urdhër të SPAK.

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit në politikë, ku kanë dominuar arrestimet e SPAK në radhët e socialistëve edhe demokratëve, Peka deklaroi se gjasat janë që edhe Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane, i cili po hetohet lidhur me dosjen e “Gërdecit”, do të arrestohet.

Biseda në studio:

Peka: Gjashtë muaj para zgjedhjeve [SPAK] të arrestojë dy liderë të opozitës, ndaj të cilëve ka vetëm hetime dhe jo akuzë zyrtare

Borakaj: Zoti Berisha një javë më parë në “Quo Vadis” tha mund të jetë edhe kryetari i një force të tretë opozitare që mund të ketë të njëjtin fat

Peka: Po, ke Mediun, aty do të shkojë./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›