E Diel, 1 Nëntor 2026

E pazakonshme/ Sjell në jetë fëmijën e 11 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, qytetarja: E kam shtëpinë plot

E ndërsa shumë çifte të rinjsh stepen për të sjellë në jetë një fëmijë, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”
ka ardhur në jetë fëmija e 11 e një çifti.  Zeid është anëtari më i ri i familjes së Fatmirës dhe Ervinit, të cilët janë prindër edhe të 8 vajzave e dy djemve të tjerë.

Nëna Fatmira ka treguar se të gjithë fëmijët i ka lindur në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ku ka marrë të gjithë kujdesin e nevojshëm. Ajo shprehet se është e lumtur dhe e bekuar që ka familje të madhe. “Jam e lumtur dhe e kënaqur që kam një familje të madhe. Të gjithë më pyesin si është jeta me shumë fëmijë, unë jam e lumtur sepse e kam shtëpinë plot”- tha ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›