E Diel, 1 Nëntor 2026

E pazakontë/ Ish-kreu i SPAK Altin Dumani kërkon që gjyqet të bëhen pa avokatë në sallën e GJKKO-së!

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për datën 27 tetor, për shkak të mungesës së avokatëve.

Për mungesën e tyre, gjykata ka vendosur gjobitjen e avokatëve me nga 100 mijë lekë të reja secilin.

SPAK, me kërkesën e ngritur nga Altin Dumani, kërkoi që gjyqi i Veliajt të bëhet pa avokatë për sa kohë ata nuk paraqiten.

Ky është një zhvillim i pazakontë jo vetëm juridik, por edhe ligjor, pasi shkelen të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare.

Gjykata caktoi avokatë nga lista e avokatëve të ndihmësve juridikë falas.

“Mbrojtja është një e drejtë. Duke parë sjelljen e të pandehurve dhe avokatëve, vlerësojmë se Gjykata duhet të shqyrtojë mundësinë që ta konsiderojë sjelljen e tyre si heqje dorë nga kjo e drejtë dhe të vijojë gjyqin pa avokat. Gjykata e Apelit e ka një precedent të tillë, ku ka shqyrtuar çështje pa avokat”, tha Altin Dumani.

GJKKO tha se do të shprehet në një moment të dytë për kërkesën e SPAK, ndërsa seanca e radhës u caktua më 27 tetor.

Gjykata vendosi që në këtë seancë të thirren avokatë nga shërbimi i ndihmës juridike falas pranë Ministrisë së Drejtësisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›