E përdhunon ndërsa ishte në krevat me të dashurin

Travis Gotting
Një hajdut në Britaninë e Madhe është nën akuzë se ka sulmuar tre femra brenda një nate. Ai ishte futur në godinat e konviktoreve, në dhoma të ndryshme. Gjykata dëgjoi se si Travis Gotting, 20 vjeç, i sulmoi vajzat seksualisht dhe u vodhi gjërat e tyre personale.
Por çudia ishte se ai kishte nisur të bënte seks me njërën, e cila ishte në krevat me të dashurin. Ajo kishte pirë shumë atë natë dhe nuk ndjeu ndonjë ndryshim kur ai po e prekte nga pas. 20 vjeçarja ishte në gjumë të rëndë dhe kishte bërë seks nga pas disa herë me të dashurin e saj. Por vajza u zgjua dhe bashkë me të edhe i dashuri dhe nisën ta ndjekin hajdutin nëpër dhomë. Gotting u largua, ndërsa i dashuri i vajzës thirri policinë. Gjykata e ka dënuar hajdutin për gjitha këto veprime me katër vite burg. Shumë britanikë mendojnë se kjo është shumë pak.