E Shtunë, 31 Tetor 2026

E perplasin me makine e lene te vdekur dhe largohen

Milano 2 nentor 2010 NOA - Nje vajze rumune eshte perplasur nga dy makina dhe ka mbetur e vdekur ne kryqezimin lindor te Cologno Monzese ne Milano.

Sipas nje pershkrimi te ngjarjes nga agjentet e policise rrugore te cilet nderhyne menjehere ne kete tragjedi u be e ditur se vajza ka zbritur nga makina ne te cilen mikesha e saj u shqetesua per nje dhimbje dhe me sa duket ka qene pikerisht ai momenti kur eshte perplasur nga makinat-pirate qe me pas u larguan.

Mikesha qe kishte humbur ndjenjat nuk kishte kuptuar asgje nga cka kishte ndodhur dhe u vu ne dijeni vetem kur shkoi ne spital.

Hetuesit shpresojne ne kapjen e autoreve te ketij aksidenti vetem ne saje te kamerave te sigurise qe jane te vendosura pergjate rruges.

r.b/NOA

topsyWidgetPreload urlhttp//www.noa.al/index.php/kronike/88-kronike/33441-milano-e-perplasin-me-makine-e-lene-te-vdekur-dhe-largohentitleE perplasin me makine e lene te vdekur dhe largohentheme blue nickagjencianoa

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›