E pesta, seri barazimesh

Javë barazimesh në Kategorinë e Parë, teksa në pesë ndeshjet e luajtura janë fiksuar tre barazime 1-1 dhe një barazim 0-0 në mesditë mes Lushnjës dhe Flamurtarit. Kështu në Pukë, Antoni ka shënuar në të 6’ për Apoloninë dhe më pas ka barazuar Hysa për pukjanët 12 minuta më pas. E njëjta situatë në Peqin, atje ku Besa ka barazuar 1-1 mes tensionesh me Korabin. Për kavajasit ka shënuar Ntepe në të 54’ dhe në të katërtën minutë shtesë ka barazuar për dibranët Hoxhaj.
Turbina nuk arrin të shijojë fitoren e parë, ndërsa ka barazuar në fushën e vet, 1-1 me Luzi 2008. Spahiu ka kaluar në avantazh Luzin dhe ka barazuar për vendësit Jusuf. Ndërkohë një fitore me vlera ka marrë Oriku, 2-1 ndaj Tomorit pikërisht në Fier. Pereira në të 6’ shënon golin e parë për vendësit. Barazon Hida dhe më pas realizon Dede për Orikun, që fikson fitoren 2-1.
Një fitore me vlera ka marrë Skënderbeu, 4-1 ndaj Burrelit. Java e pestë mbyllet të dielën në mesditë me ndeshjen Dinamo – Besëlidhja në ora 12:30 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Momentalisht Kategoria e Parë, kjo pas javës së pestë, kryesohet nga Korabi dhe Tërbuni me 9 pikë, kurse renditjen e mbyll Turbina me 2 pikë.
E SHTUNË 8 TETOR 2022
Lushnja – Flamurtari 0-0
Oriku – Tomori 2-1
Tërbuni – Apolonia 1-1
Besa – Korabi 1-1
Turbina – Luzi 2008 1-1
Skënderbeu – Burreli 4-1
E DIEL, 9 TETOR 2022
Dinamo – Besëlidhja 12:30