E plote- Rama ne Elbasan Saliu dhe Iliri shikojne enderr me bojkot zgjedhjesh

Elbasan 26 shkurt 2011 NOA- Nga qyteti Elbasanit ku zhvilloi nje takim nen kuadrin e turit me moton Fajin e ka Saliu Kryetari i Partise Socialiste u shpreh se opozita nuk kerkon pushtetin por kerkon ta largoje pushtetin aktual ne menyre qe tu japim shqiptareve pushtetin mbi qeverine e tyre.
Rama ne takimin e pasdites se djeshme deklaroi po ashtu se opozita eshte e vetedijshme per sakrificat qe do te kerkohen per ta arritur kete sepse tashme te gjithe e pane se cfare eshte ne gjendje te beje ky regjim qe vodhi zgjedhjet per te vjedhur e qe vrau per te vazhduar te vjedhe. Kryetari i PS deklaroi se bojkoti i zgjedhjeve lokale nga opozita eshte vetem nje enderr e pushtetit pasi ajo nuk e ka menduar kurre kete hap.
Gjate takimit kryetari i PS Edi Rama ishte i shoqeruar nga deputete te qarkut te Elbasanit dhe kryetari i Bashkise se Elbasanit Qazim Sejdini.
Ne fjalen e tij Rama u shpreh se ne 21 janar ne Shqiperi ndodhi ajo qe nuk kishte ndodhur as kur ra komunizmi u vrane qytetare me arme nga shteti vetem e vetem sepse Saliu dhe pushteti i tij kane frike nga dalja ne drite e zullumeve te tyre.
Rama u ndal edhe tek situata qe po perjetojne bizneset qe gjenden nen presionin e pushtetit dhe te gjobave qe kane per qellim qe te perfitojne ne kurriz te bizneseve e qytetareve.
Ne lidhje me zgjedhjet lokale Rama deklaroi se Saliu dhe Iliri shohin prej kohesh ne enderr sikur PS do ti braktise zgjedhjet lokale per tu lejuar atyre te gllaberojne edhe qytetet e fshatrat por ne vazhdoi ai do te bejme cdo gje qe shqiptaret te clirohen nga ky regjim kusaresh e matrapazesh fundi i te cilit shenon nje fillim te ri per Shqiperine europiane.
Fjala e Kreut te PS Edi Rama gjate turit Fajin e ka Saliu
Nuk mund te kete nje Shqiperi te denje per BE dhe per qytetaret evropian te ketij vendi pa largimin e ketij regjimi te korrupsionit qe po i merr frymen demokracise qe i ka marre shpirtin dhe fytyren drejtesise qe po i merr dhe grahmat e fundit ekonomise. Fajin e ka Saliu. 21 janari eshte momenti tragjik i kesaj historie ku ndahen qarte qytetaret nga pushtetaret ata qe duan nje Shqiperi per te gjithe dhe ata qe duan Shqiperine vetem per vete. Ne 21 janar ndodhi ajo qe kishte ndodhur as kur u rrezua diktatura komuniste asnje pushke e shtetit nuk hapi zjarr mbi njeri dhe as kur u dogj e u shkaterruar kryeministria ne vitin 1988 nga njerez te armatosur deri ne dhemb po asnje njeri nuk u vra me pushke.
Jane dhe ato perfitime te paligjshme dhe dalja ne drite e vetem prej disa zullumeve te tyre te pamendueshme dhe te patolerueshme qe ju kane kallur mu ne shpirt friken e hajdut te zene me presh ne duar. Friken qe e ben Saliun te shikoj me sy hapur endrra te tmerrshme me puce e me permbysje te dhunshme nga karrigia qe e do aq shume sa per ta mbajtur eshte ne gjendje te vrase edhe shqiptare te pafajshem me pushken e Gardes se Republikes.
Ne jemi e vetmja shprese per tju hequr sipermarresve nga shpina kerbacin e xhahypeve te pushtetit. E atyre qe ju turren ne dyert e ndermarrjeve duke ju vene perdite gjoba gjoba per Saliun dhe gjoba per vete. Gjoba per pushtetin dhe gjoba per vete. Gjoba per te mbajtur ne kembe nje shtet te falimentuar duke vjedhur deri ne qelizen e fundit sipermarrjen shqiptare dhe per tu majmur ne kurrizin e gjithe atyre shqiptareve te ndershem qe ne sipermarrjen e tyre meritojne respekt dhe jo dhune. Meritojne mundesite e reja duke shkuar perpara duke hapur dhe vende te reja pune dhe jo dhune.
Ne jemi e vetmja shprese per tju dhene shqiptareve nje shtet te ri nje shtet evropian nje shtet modal nje shtet transparente nje shtet pa te cilin Shqiperia nuk mund te ngreje koken dhe nje shtet pa te cilin shqiptaret nuk mund te jene kryelarte per vendin ku jetojne. Ashtu sikunder te gjithe se bashku nuk mund ta kemi ndergjegjen e qete perpara te gjithe atyre qe lane jeten ne kete vend.
Saliu Iliri dhe te tjeret me radhe shohin prej kohesh nje enderr. ndrren se ne do ti bojkotojme zgjedhjet vendore qe ata te mund te gllaberojne edhe qytetet dhe fshatrat ne menyre qe mund ti grabisin ketij populli cdo gje deri ne qelizen e fundit. Kjo eshte nje enderr te cilen ne nuk mund tua bejme realitet. Nderkohe qe realitetin do ta bejme fushen e betejes per nje enderr te madhe te Shqiperise dhe te shqiptareve qe te clirohen nga ky regjim kusaresh e matrapazesh dhe te fitoje te drejten per te zgjedhur me vote ata qe duan duke mos lejuar me kurre qe te sundohen nga ata qe popullin nuk e duan. Do te vazhdojme kudo do te vazhdojme ne cdo hapesire do te vazhdojme edhe me me shume force paqesisht por vendosmerisht ne parlament ne bulevard ne sheshe ne zgjedhje kudo ku ka nje hapesire te lire per tu perballur me kete regjim e per ti ofruar atij fundin fundin e merituar. Fundin qe do te jete edhe fillimi i nje historie te re per Shqiperine evropiane per Shqiperine demokratike. Per Shqiperine e qeverisur nga ata qe zgjedh e jo te sunduar nga ata qe nuk e lene te zgjedhe.
a.y/NOA
Lajme te ngjashmePushket e qeveriseLSI Sulmet e Edit kunder Nanos e Metes shenje inferioritetiE plote/Rama Berisha ti nuk ke burreri ate e kane Kryeministrat e zgjedhur nga populli jo ti Rama Nuk bojkotojme zgjedhjet vendore pa ne nuk behenRama Te vertetat qe u fshihen europarlamentareve LidhjeFajin e ka Saliu edi rama Elbasan enderr Iliri opozita pushtetin sakrificat Saliu zgjedhjet lokale