E Diel, 1 Nëntor 2026

E premte me mot të paqëndrueshëm, reshje shiu e shtrëngata në jug

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e premte do të karakterizohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme në të gjithë vendin.

Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, ndërsa reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit, me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën jugore, reshjet priten me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës të shoqëruara me shtrëngata.

Gjatë ditës, reshjet do të mbeten të herëpashershme, me intensitet të ulët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe jugperëndim parashikohen periudha me reshje më intensive.

Në majat e maleve të verilindjes, lindjes dhe në Alpe priten reshje bore me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë deri në 20 m/s.

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet i forcës 4–6 ballë.

SHMU apelon qytetarët dhe institucionet që të ndjekin njoftimet e tij për përditësime të mëtejshme mbi situatën e motit.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 13/16 Re shi
Kukës 8/14 Re shi
Lezhë 13/19 Re shi
Dibër 9/15 Re shi
Durrës 12/21 Re shi
Tiranë 14/21 Re shi
Elbasan 9/22 Re shi
Berat 13/22 Re shi
Vlorë 14/23 Re shi
Korçë 8/16 Re shi
Gjirokastër 10/21 Re shi
Sarandë 9/22 Re shi

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›