E Diel, 1 Nëntor 2026

E premtja me mot të nxehtë, shi të dobët vetëm në zonat malore të veriut

TIRANË, 7 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e premte do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme e të nxehta.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta deri mesatare përgjatë relieveve malore kryesisht në veri të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites.

Vranësirat në orët e mesditës e pasdite përgjatë relieveve malore kryesisht në veri pritet të shoqërohen me reshje shiu me intensitet kryesisht të ulët.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat Siglat
Shkodër 22/39 Diell re shi
Kukës 18/36 Diell re shi
Lezhë 20/37 Diell re shi
Dibër 18/35 Diell pak re
Durrës 21/37 Diell
Tiranë 24/38 Diell pak re
Elbasan 24/39 Diell re shi
Berat 20/39 Diell pak re
Vlorë 22/36 Diell
Korçë 18/33 Diell pak re
Gjirokastër 18/40 Diell pak re
Sarandë 22/35 Diell

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›