“E prita në gjykatë, por Veliaj s’erdhi!”/ Gazetari Kalaja: Të pres më 12 nëntor, ose turpi do të ndjekë pas

Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës ka shtyrë seancën për padinë për shpifje që Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë ndaj gazetarit dhe moderatorit të Fax News, Aulon Kalaja.
Gjyqtarja e çështjes vendosi që seanca të zhvillohet më 12 nëntor, ora 12:00, duke urdhëruar që Veliaj të paraqitet personalisht. Në rast të mungesës, çështja mund të pushohet sipas ligjit.
Në një reagim të tijin në rrjetet sociale, Kalaja deklaron se do të presë përballjen dhe nuk do të tërhiqet nga deklaratat e tij publike.
“Unë isha në gjykatë, kurse Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj nuk erdhi, edhe përse më paditi ai. Të pres me datë 12 nëntor, ose turpi do të ndjekë ty nga pas“, shkruan Kalaja në rrjetet sociale.