E qëllon në kokë me pushkë ajrore

U goditë më plumb në kokë, por nuk ishte fatal për të. Për fatin e tij pushka ishte ajrore.
Një qytetar nga Juniku deri sa po gjuante me pushkën e tije ajrore në lagjen “Agim Ramadani” gjatë mbrëmjes së djeshme e goditi në kokë një kalimtarë rasti.
Policia e Kosovës e arrestojë menjëherë autorin e veprës, por më pas prokurori e liroi në procedura të rregullte. Prokurori hapi rastin “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti aksidentalisht kishte goditur në kokë me plumb të pushkës ajrore viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë ajrore Canas Magnum cal.5.5mm. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës. /Indeksonline/