E Hënë, 2 Nëntor 2026

“E quajtën tradhtar për takimin me Millosheviçin”/ Rama: E kam dëgjuar bisedën, Nano ka kontribut për Kosovën

Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën e tij pas homazheve për ish kryeministrin Fatos Nano.

Ndër të tjera, Rama u ndal te takimi që Nano pati me Sllobodan Millosheviçin, teksa ish kryeministri është kritikuar për këtë takim.

Rama tha se e ka dëgjuar nga vet Nano bisedën dhe shtoi se askush nuk duhet ta vërë në dyshim se lideri historik i socialistëve ka kontributin e tij për Kosovën.

“Ndër ata, që e nderuar kryetarin tonë me fjalë të mëdha pas vdekjes ishin dhe ata që e ngritën dhe e ulën “tradhtar” pse takoi Slobodan Millosheviccin gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në Selanik dhe për plot të tjera që nuk ia vlejnë t’i kujtojmë.

Unë e kam dëgjuar prej tij bisedën me “kasapin e Beogradit” dhe nuk e kam idenë nëse Fatosi e ka lënë të shkruar diku, por, jo vetëm që në atë takim dhe në atë bisedë, nuk ka asgjë prej tradhtari, por kur një ditë të dalin si duhet në dritë fjalët e thëna në atë takim, si dhe në takimet, bisedat dhe bashkëpunimet e Fatos Nanos me patriotët e lëvizjes kombëtare për lirinë dhe të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe në Maqedoni, atëherë askush, dot askush, nuk do të mund të vërë në dyshim se kontributi patriotik i kryetarit themelues të partisë sonë për çlirimin e Kosovës dhe për nënshkrimin e marrëveshjes së Ohrit e rendit Fatos  Nanon në rreshtat e nderit të historisë së Shqipërisë.”, theksoi Rama./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›