E Enjte, 5 Nëntor 2026

E reja vjen nga Lushnja dhe dehet në Elbasan/ Motra e çon në spital

Një vajzë e re nga qyteti i Lushnjes ka qenë mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Ajo është takuar me një person, ku ka qëndruar deri në orët e vona të natës. Duke qenë se ishte në gjendje të dehur, e reja ka telefonuar motrën e saj, e cila e ka çuar në spital për asistencë mjekësore.

Mjekët, të cilët kanë lajmëruar policinë, kanë marrë edhe dëshminë e vajzës. Ajo ka deklaruar se ishte dehur bashkë me një person tjetër, ku kishin pirë , labell 5, vodka, tekila dhe  kola.

Nga ana e saj, vajza nuk ka bërë asnjë lloj kallëzimi para uniformave blu.

Edhe në kartelën e mjekes që e ka pritur në spital shkruan vetëm që ka qenë e dehur.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›