E Enjte, 5 Nëntor 2026

E rëndë/ Humbi drejtimin e mjetit të tonazhit të rëndë, ndërron jetë punonjësi i një firme në Laç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Laç, ku punonjësi i një firme ka humbur drejtimin e mjetit të tonazhit të rëndë.

Për pasojë 55-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:20, në Rubik, shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Laç, punonjës i një firme për nxjerrjen dhe përpunimin e mineraleve, gjatë rrugës për te kantieri i firmës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e një mjeti pune të tonazhit të rëndë. Si pasojë e daljes së mjetit jashtë rruge, 55-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›