E Enjte, 5 Nëntor 2026

E rëndë në Itali/ Shqiptari qëllon të dashurën marokene e më pas veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Bari, Itali, ku një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri të dashurën e tij  18-vjeçare me origjinë marokene dhe më pas veten.

Mediet në Itali bëjnë me dije se e reja ka shpëtuar, dhe është transportuar me urgjencë në spital në Bari, ndërsa shqiptari ka ndërruar jetë në vend.

Policia italiane po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›