E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Kosovë, vritet me armë 19-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mrbëmjen e sotme në Vushtri të Kosovës, ku një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se si pasojë e të shënave ka humbur jetën një 19-vjeçar, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

“Rreth orës 20:35 policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri. Nga hetimet fillestare behet e ditur se si pasojë e plagëve të pësuara nga arma e zjarrit ka humbur jetën viktima mashkull/ kosovar rreth 19 vjeçar”, ka deklaruar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Avni Zahiti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›