E Enjte, 5 Nëntor 2026

E rëndë në Krujë/ Rrëzohet nga pema, ndërron jetë 45-vjeçari pasi e zë korenti (EMRI)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Zim Zenel” në qytetin e Krujës.

45-vjeçari, Arjan Alushi (Balla) ka gjetur vdekjen pasi është rrëzuar nga pema, në të cilën kishte hipur për të konsumuar.

Viktima ka hipur në pemën e fiqve, por për fat të keq ka gjetur vdekjen nga korrenti i cili kishte elektrizuar pemën.

Sipas burimeve, shkak i elektrizimi të pemës janë kabujt e firmave private të internetit të cilat ndërhyjnë pa asnjë normë në rrjetin e shpërndarje të OSHEE.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›