E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Levan-Tepelenë, nënë e bijë plagosen në një aksident rrugor

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth mesditës së sotme në aksin nacional Levan–Tepelenë, pranë vendit të njohur si Kthesa e Poçemit, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Një automjet i tipit “Audi” dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin për shkak të lagështisë në shtresën asfaltime dhe është përplasur me forcë me murin anësor mbrojtës të rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduara drejtuesja dhe vajza e saj që udhëtonte me të. Të plagosurat janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›