E Enjte, 5 Nëntor 2026

E rëndë në Lushnjë/ Gruaja gjendet e pajete në oborrin e shtëpisë

Një grua në Lushnje i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Policia bën me dije se rreth orës 15:25, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, është gjetur nga familjarët në oborrin e banesës e vetëvarur, shtetasja Sh. M., 66 vjeçe (e cila vuante nga sëmundja e depresionit).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›