E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Maliq: 43-vjeçari ishte te bagazhi i makinës, një mjet e përplas për vdekje

Një aksident i rëndë rrugor raportohet të ketë ndodhur në Maliq ku për pasojë ka ndërruar jetë një 43-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, 43-vjeçari kishte ndaluar mjetin e tij në anë të rrugës dhe ndodhej te pjesa e bagazhit teksa një tjetër makinë ka ardhur me shpejtësi duke e përplasur për vdekje.

Sakaq, grupi hetimor ka nisur hetimet me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›