E Enjte, 5 Nëntor 2026

E rëndë në New York/ Shqiptari hedh gruan nga ballkoni, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjne e djeshme në New York.

Një 35 vjeçar i identifikuar si Florind Belliu, 35-vjeç, me profesion aktor ka hedhur nga ballkoni i banesës bashkëshorten e tij Ornella Belliun 30 vjeç.

Pasi ka kryer aktin e rëndë i riu është hedhur edhe vetë duke shënuar një tragjedi me dy të vdekur për familjen shqiptare.

Mësohet se Ornela, dje do të festonte ditëlindjen e saj, por festa e ditëlindjes është kthyer në tragjedi për familjen Belliu. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur 6 dhe 2 -vjeç.

Familja Belliu jetonte prej vitesh në New York, por nuk kishin mundur të pajiseshin me dokumente të rregullta. Po ashtu mësohet se çifti ka pasur vazhdimisht konflikte mes tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›