E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

E rëndë në Pogradec, 70-vjeçari gjendet i vetëvarur në oborrin e banesës

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku një i moshuar 70-vjeçar është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij.

Sipas informacioneve të para, trupi i pajetë i të moshuarit është zbuluar nga familjarët, të cilët menjëherë njoftuan autoritetet.

Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të kryer të gjitha veprimet procedurale dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike./a.m.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›