E Enjte, 5 Nëntor 2026

E rëndë në Prishtinë, ekzekutohet me armë zjarri një person në hotel

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të shtunë në Prishtinë. Një person është ekzekutuar me armë zjarri në ambientet e një hotel. Policia njofton se kanë mbetur të plagosur dhe dy të tjerë, nga lëndime të marra nga një mjet prerës.

“Sot rreth orës 13:20 policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Arbëria të Prishtinës, saktësisht në një hotel. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor.

Bazuar në të dhënat fillestare nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili në vendngjarje ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Ndërsa dy persona të tjerë të lënduar(dyshohet me mjet të mprehtë) janë  dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.

Policia e Prishtinës po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›