E Enjte, 5 Nëntor 2026

E rëndë në Pukë/ 38-vjeçari tenton të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me 74-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pukë. Një 38-vjeçar ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një të moshuar, me një 74-vjeçare.

Si pasojë, 38-vjeçari u arrestua nga policia e Pukës.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë  Pukë, bënë ndalimin e shtetasit 38 vjeç, person me precedent të mëparshëm  kriminal për veprat penale “Dhuna në familje” dhe  “Armëmbajtje pa leje”.

Ndalimi i tij u bë  pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 74-vjeçare.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativë”./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›