E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

E rëndë në Tiranë, pacienti i jep fund jetës, hidhet nga ndërtesa e spitalit “Shefqet Ndroqi”

Një i moshuar 75-vjeç ka gjetur vdekjen pasditen e sotme, teksa është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në spitalin e Sëmundjeve të Brendshme “Shefqet Ndroqi” në Sauk.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:05, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një ndërtese (ndërtesë spitali) shtetasi M. K, rreth moshës 75 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›