E Diel, 1 Nëntor 2026

E rëndë në Vlorë, ndërron jetë 4-vjeçari, prej tre ditësh me temperaturë

Një fëmijë 4-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e premte në Vlorë. I mituri është paraqitur pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Vlorës. Sipas burimeve për Vizion Plus, fëmija kishte rreth tre ditë që shfaqte simptoma të temperaturës së lartë, të vjella dhe diarre.

Ditën e djeshme, familjarët e kanë dërguar me urgjencë drejt Orikumit, por ambulanca e këtij qyteti e ka marrë fëmijën pa shenja jete. Nga ekzaminimi paraprak nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se specialistët kanë referuar materialet në Prokurori. “Më datë 06.02.2026, në Spitalin Rajonal Vlorë, është dërguar pa shenja jete një fëmijë 4-vjeçar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Vijojnë ekzaminimet mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›