E Diel, 1 Nëntor 2026

E rreh vjehrri 26-vjecarja merr urdher mbrojtje

E rreh vjehrri sistematikisht, një 26-vjeçare pogradecare merr urdhër mbrojtje, pas kërkesë padisë së depozituar në polici.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së Pogradecit 26-vjeçarja me inicialet I. B., banuese në fshatin Memlisht të Pogradecit ka denoncuar se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga babai i bashkëshortit të saj, Xh. Bufi, 62 vjeç.

Sipas policisë ngjarja e ndodhur ka si motiv pronësinë dhe menjëherë pas denoncimit është lëshuar urdhër mbrojtje për të renë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›