E trishtë/ Futbollisti 32-vjeçar gjendet i vdekur në dhomën e hotelit, dyshimet e para

Lajmi tragjik për vdekjen e Mathías Acuña ka tronditur botën e futbollit. Lojtari uruguaian, i cili kishte udhëtuar në Ekuador disa ditë më parë për t’u bashkuar me skuadrën dhe për të filluar përgatitjet për sezonin e ri, është gjetur i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Ambato.
Sipas hetimeve të para, 32-vjeçari duket se ka kryer vetëvrasje, por ende nuk janë zbuluar shkaqet e saktë që e kanë shtyrë në këtë akt të tmerrshëm.
Menaxheri i Acunas ka konfirmuar lajmin për mediat uruguaiane dhe ka bërë të ditur se trupi i tij është gjetur në shtratin e dhomës ku ai po qëndronte. Kjo ngjarje ka shkaktuar dhimbje dhe trishtim te të gjithë ata që e njihnin dhe e respektonin futbollistin për aftësitë dhe karakterin e tij. Mathías Acuña ishte një lojtar i talentuar dhe kjo humbje ka lënë një boshllëk të madh në botën e futbollit.
/vizionplus.tv
