E Diel, 1 Nëntor 2026

E trishtë, ndahet papritur nga jeta mjeku i Spitalit të Traumës

E trishtë, ndahet papritur nga jeta mjeku i Spitalit të Traumës

Profesori dhe doktori Ilia Mazniku, i cili ishte mjek ortoped në Klinikën e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur.

Lajmi i trishtë për ndarjen nga jeta të Maznikut është bërë me dije nga vetë spitali përmes rrjeteve sociale.

“Prof. Dr. ILIA MAZNIKUN miku dhe kolegu ynë u nda krejt papritur nga jeta, duke pikëlluar familjen dhe shoqërinë.

Një mjek ortoped në Klinikën e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës u shqua për zellin dhe përkushtim e pazakontë në punën e tij si mjek duke lënë gjurmë të pashlyeshme ndër kolegë, pacient dhe gjithë ata që e njohën.

Spitali Universitar i Traumës shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen papritur nga jeta të Prof. Dr. Ilia Mazniku, i cili përcillet sot për në banesën e fundit.

Prof. Dr. Ilia Mazniku, i cili ishte mjek ortoped në Klinikën e Ortopedisë, në Spitalin Universitar të Traumës, është ndarë nga jeta në mënyrë të papritur. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e spitalit në rrjete sociale”, shkruhet në postimin e Spitalit.

Mazniku ka lindur në Tiranë më 15 Gusht 1943. Filloi të merrej me sport 1959 me profil kërcimet duke qenë rekordmen dhe anëtar i Ekipit Kombëtar Shqiptar.

Përfundoi studimet në fakultetin e mjekësisë më 1968 ku u specializua në ortopedi. Në vitin1985 mbroi gradën doktor i shkencave, në vitin 1998 mori titullin Prof. Assoc. dhe në vitin 2009 fitoi titullin e lartë Prof.Dr.

Prof. Ilia Mazniku ishte një nga më të shquarit mjekë të ortopedisë Shiptare si dhe pedagog në Fakultetin e Mjeksisë. Ai ka qenë gjithashtu edhe një poliglot i shquar si dhe ka botuar shumë studime shkencore si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Gjithashtu Mazniku ishte edhe autor i shumë librave dhe teksteve universitare.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›