E Shtunë, 31 Tetor 2026

E vjedhin edhe Drogbën

Një ditë pasi lojtarët e përfaqësueses spanjolle kanë qenë objekt i një vjedhje të organizuar në hotel në Brazil, fatin e njëjtë e ka patur edhe Drogba.

Sulmuesi i njohur i Galatasarayt ka qenë për pushime në vendlindjen e tij në Bregun e Fildishtë kur në hotelin ku qëndronte hajnat i vodhën gjësende dhe para të tij.

Drogba ishte në një hotel me 5 yje në Abidjan, kur papritmas hajnat i morën bagazhin e tij së bashku me 7 mijë e 500 euro. Drogba e kishte lajmëruar menjëherë sigurimin e hotelit por se gjithçka ishte e vonë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›