E Diel, 1 Nëntor 2026

“E vranë…”, bashkëjetuesja e 58-vjeçarit të ekzekutuar në Vlorë shpërthen në lot

Vlora u trondit këtë të dielë (27 prill) nga një ngjarje e rëndë, ku 58-vjeçari Renato Hoxhaj, u ekzekutua me armë zjarri pranë banesës së tij.

Hoxhaj ishte i punësuar si roje në një objekt ndërtimi.

Bashkëjetuesja e tij, e cila dëgjoi të shtënat, ka gjetur trupin e pajetë dhe ka njoftuar menjëherë policinë. E tronditur, ajo ka shpërthyer në lot dhe është marrë në pyetje nga autoritetet.

“E vranë e vranë… o Zot”, ndërsa i drejtohet një personi t’i thotë: “Po ti ku ishe?!”, degjohet ne video.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›