E vranë për një fjalë goje/ Burg autorëve që i morën jetën Madrit Ulqinakut

Gjykata e Elbasanit konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Horgito Peqinin, autorin e vrasjes së Madrit Ulqinakut dhe bashkëpunëtorin e tij, 33-vjeçarin Klaudjan Sallufi.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa dy të akuzuarit u shfaqën mjaft të qetë. Në gjyq munguan familjarët e të dy të pandehurve, ndërsa organ i i akuzës kërkoi burg për të dy.
Kërkesë kjo që bazuar edhe në provat e paraqitura, u pranua nga gjyqtarja Pajtime Fetahu.
Ndaj tyre rëndon akuza “Vrasje me dashje” e kryer ne bashkepunim dhe “mbajtje pa leje e armeve dhe municioneve”.
Në rast se akuzat konfirmohen autori Horgito Peqini përfinton ulje të dënimit për shkak të moshës. Nga 10 deri në 20 vite burg që rrezikon, ai do të kryej vetëm gjysmën e dënimit pasi ende nuk i ka mbushur 18 vjeç.
Krimi ndodhi mbrëmjen e 17 gushtit ku pas një konflikti për motive të dobëta, 17-vjeçari Horgito Peqini i cili shoqërohej nga shkokët e tij Ejden Dino dhe Klaudjan Sallufi, qëlloi me pistoletë 33-vjeçarin Madrit Ulqinaku duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.