E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

E vrau dhe më pas i vuri zjarrin banesës për të zhdukur gjurmët/ Shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes në Pogradec

Autori i dyshuar i ngjarjes në Pogradec ku një 52-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesë është shoqëruar nga policia.

Autori është shoqëruar nga efektivët drejt vendngjarjes për të bërë eksperiment hetimor.

Fillimisht u mendua se 52-vjeçarja Kozeta Teço ishte asfiksuar nga zjarri i cili kishte përfshirë banesën, por se më vonë pas këqyrjes së trupit ku u gjetën shenja dhune, u zbulua se zjarri mund të ishte i qëllimshëm për të fshehur ngjarjen e për të zhdukur provat.

Deri më tani, pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie. 52 -vjeçarja Kozeta Teço u gjet e pajetë sot në mëngjes në banesën e saj, e cila ishte e djegur.

Mësohet se në vendngjarje janë sekuestruar kamerat e sigurisë në dy objekte në afërsi të pallatit.

Gjithashtu, janë shoqëruar disa persona në komisariatin e policisë së Pogradecit për t’u marrë në pyetje.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›